Çinari me ndjenja të përziera: Bëra detyrën, Vllaznia ra vetë parvjet!

schedule20:00 - 19 Tetor, 2019

schedule 20:00 - 19 Tetor, 2019

Erald Çinari shënoi golin e avantazhit për Partizanin në ndeshjen me Vllazninë, por nuk festoi. Në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai deklaroi: “Hera e parë që luaj kundër Vllaznisë. E prita me emocione dhe jam i lumtur për golin, por edhe i mërzitur që i shënova Vllaznisë”.

“E mbaj mend golin e parë me Vllazninë në Superiore. Emocionet ishin të papërshkrueshme. Bëra detyrën, punoj për Partizanin. Kishim shumë emocione dhe më dhemb kur humb Vllaznia. Bëra detyrën si profesionist”.

“Kam marrë shumë mesazhe, por s’i kam parë të gjitha. Do i shoh pas intervistave”, tha Çinari pas ndeshjes”. I ngacmuar për rënien e Vllaznisë para dy viteve, sulmuesi deklaroi se “demat” nuk kanë pasur faj.

“Nuk e besoj se ka faj Partizani për rënien e Vllaznisë. Vllaznia ashtu e nisi, ashtu e mbaroi atë vit”, shtoi shkodrani, ndërkohë që në fund foli edhe për trajnerin Franco Lerda. “Shkolla italiane e futbollit e ka taktikën shumë të theksuar, merren me detaje. Mundohemi t’i zbatojmë detyrat dhe kjo shihet edhe te rezultatet”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!