Cili ishte mesazhi i Kim për “non gratën” e ish-kryeministrit? Meta: Ne nuk bëjmë zgjedhje mes Berishës dhe SHBA

schedule12:31 - 25 Shtator, 2022

schedule 12:31 - 25 Shtator, 2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar ditën e sotme gjatë një konference për mediet se nuk do të zgjedhë midis SHBA-së dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Meta deklaroi se ka marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA, por i pyetur nëse kjo e vë para një zgjidhjeje mes SHBA-së dhe Berishës, ish-Presidenti deklaroi se Partia e Lirisë ka një program të pavarur.

Para dy ditësh, Meta priti në zyrë ambasadoren amerikane Yuri Kim. Ai theksoi se pati një bisedë të hapur, konstruktive dhe bashkëpunuese.

Meta: Unë s’mund të flas se cilat ishin mesazhet e ambasadores, ata flasin vetë kur kanë diçka për të thënë. Unë mund t’iu them juve se çfarë i thashë ambasadores për këtë çështje. Unë thashë mendimin tim që kam për çështjen e shpalljes “non grata” të Berishës. I shpreha dhe bindjen time se kjo është vepër e Bashës dhe Ramës. I thashë që të thotë në Uashington, që të paktën unë personalisht e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi që as nuk kam qenë as nuk jam dakord. Pa një vendim të tillë do të kishim Lulzim Bashën kryetar të PD. Kjo nuk është më një sekret. Ne nuk bëjmë zgjedhje mes zotit Berisha dhe Amerikës. Ne kemi programin tonë i cili është i pavarur. Ne respektojmë vendimet që marrin anëtarët e PD apo të çdo partie tjetër.

Në fund, Meta theksoi dhe një herë se marrëdhëniet e PL  kanë qenë dhe do të jenë të shkëlqyera sepse mbështeten te interesat e popullit të Shqipërisë./Abcnews.al/