Cili është qyteti ku dielli nuk do të dalë deri në vitin 2022

schedule16:17 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 16:17 - 9 Dhjetor, 2021

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Ka një qytet në Rusi, ku nuk do të lind dielli deri në vitin 2022.

Bëhet fjalë për Noriskun, 2700 kilometra nga Moska dhe 300 kilometra nga rrethi polar. Konsiderohet si një nga qytetet më të ftohta në planet, temperaturat mesatare vjetore të të cilit janë rreth 30 dhe 50 gradë nën zero.

Shumë qytetarë jetojnë aty falë pagave të larta, pavarësisht vështirësive të mëdha në jetën e tyre dhe mungesës së diellit.

Ky i fundit nuk lind në Norilsk kryesisht për shkak të shfaqjes së fenomenit të natës polare, e cila shkaktohet nga pjerrësia e boshtit të Tokës.

Mungesa e diellit mund të zgjasë më shumë se 24 orë në rrathët e ndryshëm polarë. Kjo mund të çojë në javë të gjata dhe muaj me errësirë të plotë gjatë gjithë ditës. Aktualisht, në Norilsk pritet që dielli të dalë në janar të vitit të ardhshëm./abcnews.al