Cili është qyteti i parë në botë që ndalon fëmijët të kenë celular

schedule11:40 - 3 Shtator, 2023

schedule 11:40 - 3 Shtator, 2023

Me sukses të madh u kurorëzua programi pilot i autoriteteve komunale të qytetit irlandez Greystones, sipas të cilit prindërve u kërkohej që të mos blinin celularë për fëmijët e tyre derisa ata të shkonin në shkollën e mesme.

Rezultatet e programit pilot ishin befasuese, siç raporton gazeta britanike “The Sun”.

Shifrat e fundit nga rregullatori i komunikimit Ofcom tregojnë se 20% e tre-vjeçarëve kanë një smartphone. Kjo përqindje rritet në 55%, midis moshës tetë dhe 11 vjeç.

Së pari, banorët e qytetit bregdetar në Irlandë vendosën se nuk donin që fëmijët e tyre t’i kalonin vitet e tyre më krijuese të ngjitur në një ekran celular. Prandaj nënat e qytetit u mobilizuan menjëherë. Ato bashkuan forcat dhe arritën në përfundimin se janë dakord që fëmijët e tyre të mos kenë smartfonë derisa të kalojnë pragun e shkollës së mesme.

Kështu, të tetë shkollat ​​fillore në qytetin irlandez, që ndodhet 24 kilometra në jug të Dublinit, u kërkuan nxënësve të mos merrnin pajisje elektronike me vete. Në të njëjtën kohë, shoqatat e prindërve dhe kujdestarëve të shkollës i morën gjërat në duart e tyre duke rënë dakord të ndalonin telefonat celularë në shkolla për të vegjlit dhe fëmijët e shkollave fillore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!