Cilësitë e një kamikazi sipas Mustafa Nanos

schedule20:30 - 30 Prill, 2019

schedule 20:30 - 30 Prill, 2019

Me një fotografi nga masakra në Sri Lanka nisi monologu i sotëm në studion e Provokacijas së Mustafa Nanos në ABC News. Në foto duket një kamikaz me një çantë në shpinë, që do të hidhte në erë veten e tij dhe të tjerët. Pas tij është një person me bluzë të kuqe që është dhe regjisori i masakrës. Ai është njeriu që shtyp butonin e bombave.

Por ajo që vëren Mustafa Nano në të gjithë këtë, është kontrasti mes këtyre dy personave. Është habia që pse kamikazi nuk e pyet veten për rolin që ka zgjedhur.

“Ka një kontrast mes këtyre dy njerëzve, çuditem sesi kamikazi nuk i bën një pyetje vetes: Pse mua më është paracaktuar ky rol? Pse kam zgjedhur këtë rol? Pse të mos kisha unë rolin të shtypja butonin? Pse imami më ka mbushur mendjen mua që duke vrarë në emër të Allahut do të shkojë në parajsë ku më presin 72 virgjëresha? Pse imami nuk e ka ngutin për botën tjetër? Pse ky dispeçer nuk e ka kërkuar këtë botë ku ka 72 virgjëresha? Kamikazi do të duhej ta mendonte këtë gjë. Pse njërëzit janë mjaftuar me situatën që i kanë mbushur mendjen kamikazit dhe nuk e bëjnë vetë këtë gjë, të hapin jetën në emër të Allahut që ti garantojë parajsën?”.

Sipas Mustafa Nanos kamikazi ka cilësi befasuese për të ndërmarrë këtë akt, por nga an tjetër këtë trimëri sipas tij e bën për shkak të trushpëlarjes.

“Kamikazi për mua ka ca cilësi që mua më befasojnë. Duhen këllqe dhe b… për ta bërë këtë, por nga ana tjetër nuk ka më trushpëlarë se një kamizak dhe këtë trimëri e bën për shkak të trushpëlarjes”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!