Cilësia e produkteve, vlonjatët besojnë më shumë tek ato vendase

schedule15:54 - 23 Nëntor, 2019

schedule 15:54 - 23 Nëntor, 2019

Vlonjatët duket se e kanë zgjidhur dilemën për produktet, që konsumojnë. Ata kanë më shumë besim tek ato vendase se mendojnë se ka ende fruta dhe perime të pamodifikuara, pra bio.

Korrespodenti i ABC News, Elton Nika ka biseduar me konsumatorët dhe tregtarët që tregojnë mes të tjerash se ekonomia e dobët  i pengon të blejnë sasinë e nevojshme.

Cilat janë produktet më cilësore ato të importit apo vendase?

Vendimi për të zgjedhur ushqimet është i vështirë për konsumatorët sa herë që shkojnë në treg. Vlonjatët kanë nisur të kthejnë vëmendjen tek produktet vendase, pasi besojnë se mund të gjejnë ende bio.

Ndërsa për ato të importit kanë nisur të kenë rezerva.

Nëse shumë e kanë zgjidhur deri diku dilemën mbi cilësinë kur bëhet fjalë për sasinë e blerjeve tregtarët thonë se konsumatorët kanë vështirësi ekonomike.

Produktet vendase janë më shumë të kërkuara, qoftë për t’u tregtuar apo edhe blerë nga konsumatori. Për vetë faktin e thjeshtë sepse si tregtarët apo edhe konsumatorët kanë më shumë besim tek prodhimi vendas, e njohin më mirë dhe besojnë shumë se janë prodhime bio.

Ndërsa e kundërta ndodh me produktet e importit, për të cilat kanë shumë më pak njohuri./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!