Cilat janë kompetencat ligjore të kryeprokurorit të përkohshëm

schedule15:46 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 15:46 - 18 Dhjetor, 2017

Pas betimit në Kuvend, Arta Marku do të ulet në poltronin e Prokurorit të Përgjithshëm, por perkohesisht deri ne zgjedhjen e kryeprokurorit nga keshilli i Larte i Prokurorise. Po cilat do të jenë kompetencat e saj?

 

 Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm ka të gjitha kompetencat ligjore të Prokurorit të Përgjithshëm. Këto kompetenca, të cilat tashmë do të ushtrohen nga prokurorja Arta Marku, parashikohen në nenin 148/b të Kushtetutës dhe në nenin 38 të ligjit “për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

Kompetenca e parë është përfaqësimi i akuzës në Gjykatën e Lartë dhe çështjeve në Gjykatën Kushtetuese, me përjashtim të rastit kur përfaqësimi bëhet nga Prokuroria e Posaçme. Në vijim, Prokurori i Përgjithshëm nxjerr udhëzime me shkrim për prokurorët dhe siguron mbarëvajtjen e punës në administratën e prokurorisë, përvec administratës së Prokurorisë së Posaccme. Ai propozon dhe administron buxhetin e prokurorisë dhe raporton në Kuvend për çështjen e kriminalitetit.

Në pikën “e” të ligjit përaktohet si kompetencë e Prokurorit të Përgjithshëm përcaktimi i strukturës së përgjithshme dhe rregullores standard për funksionimin e prokurorive si dhe miratimi i organikës në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, drejton, bashkërendon dhe mbikëqyr veprimtarinë e Policisë Gjyqësore si edhe kërkon fillimin e hetimeve për shkelje disiplinore dhe ankesa ndaj oficerëve të Policisë Gjyqësore. Ndër të tjera, kryeprokurorja Marku do të administrojë sistemin e përgjimeve si edhe mund t’i kërkojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të kryejë inspektime tematike ose hetime për shkeljet individuale.

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!