Cikalleshi me “look” të ri: Po stërvitem në ballkon, në izolim deri në maj

schedule21:17 - 7 Prill, 2020

schedule 21:17 - 7 Prill, 2020

Sokol Cikalleshi është shfaqur me një model të ri flokësh. Sulmuesi i Akhisaspor dhe i kombëtares shqiptare, është qethur zero dhe prek disa tema gjatë prononcimit për “Fan Zone” në Supersport.

Zgjedhje karantine, ky model flokësh. Ishte rruga më e lehtë. Hera e parë që qethem tullac dhe nuk është keq. Prisja të dilja më keq (qesh). Pagesat? Nuk kemi pasur asnjë komunikim për pagesat. Do kemi në ditët në vazhdim besoj. Gjëja kryesore është të kaloj kjo situatë. Situata është serioze për momentin. Pagën e muajit të kaluar nuk e kemi marrë, presim të mësojmë të rejat.

Turqia ishte nga vendet e fundit që u prek nga koronavirusi. Tani është rënduar situata dhe jemi pothuajse të gjithë në karantinë. Sipas atyre që flitet, do bëhet edhe më keq. Uroj të tregojmë kujdesin e duhur. Popullsia është e madhe këtu dhe shpresojmë të mos shkohet në numrat e Italisë, Spanjës dhe Francës.

Stërvitja? Kjo është pjesa më e vështirë. Nuk mbahet dot ritmi në shtëpi. Po mundohemi të humbim sa më pak nga forma. Kam një ballkon që më përshtatet për stërvitje dhe e kam përdorur maksimalisht. Gjithsesi është shumë e vështirë. Deri më 3 maj do qëndrojmë në shtëpi, sipas vendimit të fundit. Nuk kemi çfarë bëjmë, duhet të shohim përpara”, përfundon Cikalleshi. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!