Vetëizolimi për shkak të situatës me koronavirusin ka vënë në vështirësi të madhe të gjithë ata persona që kanë një kujdes të shtuar ndaj vetes dhe lukut të tyre.
ABC News ishte në një sallonet kryesore për flokët në Tiranë, ku çifti i parukierëve Xhimi e Klodi shpjegojnë masat e tyre pas vendimit për vetëizolim dhe pyetjet që kanë gati për këdo që kërkon të marrë shërbime.
Temperatura e lartë dhe historitë e udhëtimit në vatra të koronavirusit do t’i penalizojë klientët e tyre të marrin shërbime deri në normalizimin e situatës.
Në mbështetje të urdhrit të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë ata vendosën të lënë pushim punonjësit e tyre ndërkohë që për shkak të kontakteve me klientët u futën në vetëizolim.
“Që në datën 9 mars që doli urdhri kemi bërë urgjentisht mbylljen automatikisht të sallonit sepse ne jemi një ndër shërbimet më të prekura ngaqë klientët tanë vijnë nga shumë shtete. Jemi në kontakt goxha të afërt”.
Por kur java e parë e vetëizolimit ka përfunduar, telefoni i tyre ka filluar të bier gjithnjë e më shpesh për klientë që kërkojnë shërbimin e tyre.
“Duke parë situatën njerëzit janë ndërgjegjësuar, ambientet me flukse ku mund të merret virusi janë pezulluar kështu që derisa dhe punën e kemi afër me shtëpinë do mundohemi që klientët tanë po mendojmë që nga e hëna të vijmë me orare të reduktuara, në shërbim do jemi vetëm unë dhe Xhimi për të gjithë klientët që e kanë të domosdoshëm shërbimin tonë”.
Në një protokoll të ngjashëm me atë të patrullave policore, ata kanë bërë gati një pyetësor të detajuar për klientët që do t’i hyjnë në sallon.
“Për sa i përket njerëzve që kanë udhëtuar jashtë, ata i pyesim. Pa mbushur 2 javorin nuk pranohen, ndaj dhe themi nga e hëna të punojmë me orare të reduktuara përpara orës 18.00”.
Thonë se për ata që kanë një kujdes të shtuar ndaj vetes, nevojat për marrë shërbime është i domosdoshëm.
“Kërkesa ka por njerëzit kanë edhe frikë”.
Në kushtet kur ditët do të kalojnë dhe vetëizolimi do të vazhdojë, mënyra e vetme për të marrë shërbime në ambiente të tilla është që të kesh një gjendje shëndetësore të qëndrueshme, dhe të mos kesh pasur histori udhëtimi me vatrat e koronavirus./abcnews.al