Gazetari i njohur, Anton Cicani, është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News. Në fjalën e tij, Cicani tha:
KAMPIONATI – “Ky është një ekuilibër anormal. Normalisht, Teuta është në vendin e parë, por nuk e shoh për titull. Sa i takon Partizanit, fitorja në Shkodër i ka bërë mirë moralisht. Kukësi po zhgënjen për momentin dhe nuk e di kush është problemi i Kukësit, pasi e mendoja të ishte shumë më lart. Të paktën të ishte në të njëjtin ritëm me Partizanin dhe Tiranën. Tirana është aty ku duhet, Bylis-Vllaznia ishin surprizat, por me kalimin e javës, besoj se ekuilibrat do të jenë më prezente”.
KUKËSI – “Pse duhet të ketë presion te Kukësi? Nuk e kuptoj rëndësinë e presionit. Është një skuadër që ka shkruar historinë, ka ecur në Europë, ka fituar titullin, ka marrë lojtarë cilësorë”.
TEUTA – “Trajneri Shkëmbi ka bërë diçka perfekte në mënyrën si mbron Teuta. Është një nga skuadrat që nuk të lë fushë të hapur dhe nuk e kap dot në kundërsulm. Ka disa probleme në sulm, pasi Nikac ka shënuar vetëm një gol, por në mbrojtje, janë shumë të fortë, pasi kanë pësuar vetëm 3 gola deri më tani”.
/abcnews.al

