“Chelsea s’ma prish gjumin”, Kroos: Zidane qëndron, Hazard gjithmonë i rrezikshëm

schedule21:56 - 4 Maj, 2021

schedule 21:56 - 4 Maj, 2021

Ditën e nesërme në Londër Real Madridi sfidon Chelsean me qëllim mbërritjen në finale të Champions League. Para medieve në konferencë u shfaq mesfushori i kampionëve të Spanjës, Toni Kroos.

“Nesër gjëja më e rëndësishme do të jetë cilësia sepse motivimi është padyshim prezent. Nuk ka qenë një sezon i lehtë, kemi kaluar shumë vështirësi e kemi vuajtur prej dëmtimeve. Kemi kapërcyer momente komplekse.

Kemi mbërritur në maj dhe jemi në garë për dy nga trofetë më të rëndësishëm. Lodhja është normale. Do duhet të mbrohemi dhe të krijojmë më shumë se në ndeshjen e fundit. Kemi aftësinë ta bëjmë këtë. I dimë cilësitë e tyre, por ata nuk ma prishin gjumin.

Mendoj se Zidane do të jetë trajneri ynë sezonin e ardhshëm. Nuk e di nëse jemi më të mirët në botë sepse nuk shikoj shumë ndeshje. Më pëlqen t’i dëgjoj këto gjëra, por nëse nuk fitojmë asgjë, kjo nuk ka rëndësi.

Ne e dimë çfarë mund të japë Eden. Mendoj se ai mund të na ndihmojë shumë në këto ndeshje. Nuk e di se si është me të vërtetë sepse ai ka luajtur pak, por ai është gjithmonë i rrezikshëm”, u shpreh Kroos. /abcnews.al