Chelsea është në bisedime me rivalët lokal, Arsenalin, për transferimin e sulmuesit Folarin Balogun.
Lojtari amerikan është në shitje nga Arsenal dhe ka tërhequr interes nga Monaco, Interi, Tottenhami dhe Fulhami.
Por, 55 milionë eurot e kërkuara nga Arsenali për Balogun i kanë larguar të gjithë klubet e interesuara.
Sipas “Daily Mail”, Chelsea tani është në kontakt me Arsenalin për Balogun pasi ata kërkojnë mbulim për të dëmtuarin Christopher Nkunku. Saga e Balogun pritet të zgjasë deri në ditën e fundit të merkatos./ h.ll/abcnews.al