Chelsea nuk ndalet në merkato, “Blutë e Londrës” pranë akordit me “gardianin” danez

schedule20:36 - 29 Korrik, 2024

schedule 20:36 - 29 Korrik, 2024

Është padyshim një prej klubeve më aktive në këtë merkato vere dhe duket se nuk kanë ndërmend të ndalen.

Pasi transferimit të plot gjashtë lojtarëve “Blutë” e Chelsea tashmë po mendojnë për afrimin e një tjetër futbollisti, teksa bëhet fjalë për “gardianin” danez të portës, Filip Jorgensen, i cili pëlqehet shumë nga bordi i londinezëve dhe nga tekniku Maresca.

“Shtatlarti” 22-vjeçar prej 1 sezoni e gjysëm është pjesë e “Nëndetëseve të Verdha”, të Villarreal ku ka shkëlqyer me fanellën e tyre, duke regjistruar performanca fantastike ndeshjes pas ndeshje, aq sa ka tërhequr edhe vëmendjen e “Bluve të Londrës”, të cilët kanë bërë edhe një ofertë zyrtare për djaloshin.

Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të merkatos futbollistike, Fabrizio Romano, Chelsesa ka ofruar plot 20 milionë euro për kartonin e “vikingut” danez, teksa prej disa ditësh ka arritur dhe akordin personal me lojtarin dhe tashmë është në pritje të gjetjes së marrëveshjes me klubin spanjoll. /i.m /abcnews.al