Chelsea nuk heq dorë nga ylli italian, zbulohet oferta që kënaq Milanin

schedule21:39 - 29 Mars, 2020

schedule 21:39 - 29 Mars, 2020

Gianluca Donnarumma do të jetë një nga largimet e Milanit këtë verë. Talenti i portës nuk ka pranuar rinovimin (kontrata i përfundon në verën e vitit 2021) dhe do të shitet nga kuqezinjtë. Interesimi për të është i madh, teksa një super ofertë po përgatitet nga Chelsea.

“Blutë e Londrës” kanë piketuar portierin e kombëtares italiane si zëvendësuesin e Kepa Arrizabalaga dhe janë gati të ofrojnë 60 milion euro për të sipas citimit të Sportmediaset.

Një shifër e mirë për Milanin, duke llogaritur faktin që 21-vjeçari futet në vitin e fundit të kontratës. Juventus dhe PSG janë klubet e tjera të interesuara për Donnarumma, por Chelsea shpreson të fitojë këtë garë. /abcnews.al

 

Gianluigi Donnarumma