Chelsea mendon për Dybala, anglezët mund të aktivizojnë klauzolën e argjentinasit

schedule11:58 - 6 Korrik, 2023

schedule 11:58 - 6 Korrik, 2023

Chelsea ka kontaktuar me agjentin e Paulo Dybala dhe mund të aktiviziojë klauzolën e lirimit prej 12 milionë euro në kontratën e tij me Romën.

Ylli argjentinas u transferua në kryeqytet verën e kaluar me parametra zero nga Juventus. Ai nënshkroi një kontratë deri në qershor të vitit 2025, por ajo përfshinte një klauzolë specifike largimi prej vetëm 12 milionë euro që është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.

Sipas gazetarit portugez Pedro Almeida, kjo është spikatur nga Chelsea dhe i kanë kërkuar agjentit të lojtarit informacione./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!