Chelsea largon Jorginhon te Arsenal, “blutë” interesohen për Barellan e Interit

schedule12:22 - 31 Janar, 2023

schedule 12:22 - 31 Janar, 2023

Me largimin e Jorginhos drejt Arsenalit dhe vështirësive për të gjetur një marrëveshje me Benfikën për Enzon, Chelsea tenton goditjen e bujshme, atë të Nicolo Barella.

Mesfushori zikaltër është e tashmja dhe e ardhmja e Interit, një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit, por edhe të kombëtares italiane.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Marotta dhe Ausilio kanë theksuar një “jo” të fortë në drejtim të Chelseat për shërbimet e italianit. Për zikaltërit, Barella është i pashitshëm./ h.ll/abcnews.al