Chelsea i thotë “jo” amerikanëve, Aubameyang qëndron në “Stamford Bridge”

schedule12:32 - 11 Shkurt, 2023

schedule 12:32 - 11 Shkurt, 2023

Dilema e qëndrimit ose jo në “Stamford Bridge” e sulmuesit nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubamyang, duket se ka përfunduar me “bomberin” që ka vendosur të qëndrojë në Londër e të “luftojë” për një pozicion stabël në formacion titullar, të Graham Potter.

“Blutë” e Londrës ishin në bisedime e sipër me Los Angeles FC, por Aubameyang ka vendosur se nuk është ende “koha” e duhur për Amerikën, teksa e ndjen veten akoma të aftë për ruajtur një formë të nivelit të lartë, ashtu si Karim Benzema dhe Luka Modric, po bëjnë te “galaktikët” e Real Madrid.

Këtë gjë Auba e tregoi sezonin e shkuar, ku në një periudhë huazimi që kaloi te Barcelona, shënoi plot 13 gola në 23 ndeshje për “katalanasit”, duke u kthyer kështu në një lojtar “kyç” në skemat e teknikut Xavi.

Sulmuesi nga Gaboni mund të “përfitojë” dhe nga përjashtimi nga 23 të përzgjedhurit për ndeshjet e mbetura në UEFA Champions League, duke e pozicionuar veten si një titullar “stabël”, në formacionin e Graham Potter, për ndeshjet e Premier League.

Ndërkaq, Barcelona, Atletico Madrid dhe Milan po vëzhgojnë më kujdes situatën e 33-vjeçarit dhe mund të tentojnë të nënshkruajnë me “bomberin” në merkaton e verës, me “blaugranat” dhe “djajtë” e Milanos, që kryesojnë “garën” për kartonin e gabonezit. /i.m /abcnews.al