Chelsea duket se është duke këmbëngulur seriozisht për të transferuar Osimhen në Stamford Bridge gjatë merkatos së verës.
Bomberi nigerian i Napolit, me performancën dhe sasinë e golave të tij të shënuar, ka bërë që shumë klube të mëdha të kërkojnë shërbimet e tij për në merkaton e verës, një prej të cilëve janë blutë e Londrës.
Sipas “Daily Mail”, Chelsea është i gatshëm të ofrojë në pjatë kartonin e Christian Pulisic për të provuar të bindë Napolin të ulë pak vlerën e kartonit të sulmuesit nigerian.
Talenti amerikan është në fakt një nga ata lojtarë që do të sakrifikohet nga Todd Boehly për të mbledhur para në merkaton e verës dhe t’i investojë në ndonjë lojtar tjetër, si në ktë rast te Osimhen.
Edhe pse kërkesat për shërbimet e tij janë të larta, herën e fundit që foli presidenti i klubit italian, De Laurentiis, theksoi se Osimhen nuk është në shitje dhe nuk do të largohet nga klubi i kaltër në këtë merkato të verës./ h.ll/abcnews.al