Charlize Theron u ka dhënë përgjigje atyre që komentojnë se ka kryer operacioneve plastike për t’u dukur më e re, përmes një interviste të fundit.
Ylli 48-vjeçar i Hollivudit, prej shumë vitesh fytyra e famshme e fushatës legjendare të parfumit të Dior-it, J’adore, duke folur për bukurinë dhe rininë në revistën Allure u shpreh: “Fytyra ime po ndryshon dhe më pëlqen fakti që po ndryshojnë dhe vitet”.
Më tej shtoi: “Megjithatë, shumë njerëz mendojnë se kam bërë një operacion plastik në fytyrë. Unë thjesht po plakem”.
Theron në të njëjtën intervistë thekson faktin se nuk ka trajtim të barabartë për pleqërinë mes burrave dhe grave.
“Gjithmonë kam pasur një problem që meshkujt të rriten të trajtohen si verë e mirë që piqet, ndërsa femrat si lulet që janë tharë. Unë e urrej atë perceptim dhe dua ta luftoj kundër tij, por gjithashtu besoj se femrat duan të piqen. Në një mënyrë që mendojnë se u përshtatet atyre. Mendoj se duhet të kuptojmë se si secili prej nesh zgjedh të ndërmarrë këtë udhëtim.”/abcnews.al