“Charlie Hebdo”, 3 vjet pas masakrës

schedule12:24 - 8 Janar, 2018

schedule 12:24 - 8 Janar, 2018

Tre vjet pas masakrës në redaksinë e gazetës satirike “Charlie Hebdo”, sipas drejtorit të saj Lorent Ris, janë gjithnjë e më pak ata që e mbështesin. Në një kohë kur gazeta duhet të paguajë një milion e gjysëm euro në vit për të mbrojtur selinë dhe stafin nga një sulm i mundshëm.

Nga miliona francezët që zbritën në shesh me moton “Je suis Charlie”, sot tre vjet pas masakrës, kanë mbetur shumë pak. Gazeta satirike e cila një ditë pas ngjarjes shiti më shumë se tre milion kopje, aktualisht e ka të mamundur të paguajë një milion e gjysëm euro në vot për të mbrojtur selinë dhe redaktorët. Por problemi nuk janë shitjet, analistët francezë shkruajnë se problemi i vërtetë është indiferenca e qeverisë dhe e publikut. Në një kohë që nga Elize thhet se ceremonia përkujtimore do të jetë e rezervuar.

Në fakt presidenti francez Emanuel Macron teksa ka vendosur një tufë me lule në vendin e ngjarjes ku ishin të shumtë familjarët dhe të afërmit e viktimave, foli shumë pak. Janë 12 viktimat e atij atentati në 7 janar të 2015-ës në redaksinë e gazetës satirike, dhe 241 të tjerë që u vranë nga terroristët në territorin francez gjatë tre viteve  që pasuan.

Ndërkohë që të dhënat e fundit të shërbimeve sekrete janë alarmante me më shumë se 17 mijë xhihadistë salafitë në territorin francez, disa të rikthyer nga zonat e konfliktit në lindjen e mesme.

Një vit më parë, drejtori i ri Charlie Hebdo që mori në dorë redaksinë pas vrasjes së Sharb Sharbonier, Lorent Ris shprehej se njerëzit po tolerojnë gjithnjë e më pak gazetën satirike. Dhe nëse do të guxonin të bënin sërish një kopertinë për profetin Muhamed, askush nuk do i mbronte. Sipas tij, tre vjet pas sulmit liria e shprehjes konsiderohet si një produkt luksi./abcnews.al