Champions/ Kampionët, rekordmenët e Gjimshiti në fushë: 8 duelet e mbrëmjes

schedule08:39 - 21 Tetor, 2020

schedule 08:39 - 21 Tetor, 2020

Magjia e Champions nisi një ditë më parë dhe me siguri tifozët nga TV, si dhe ata pak që do të jenë në stadiume, do të kenë mundësinë të shijojnë sërish ndeshje të një niveli të lartë edhe sonte. Është e pashmangshme diçka e tillë, kur shikon edhe përballjet që janë në program.

Ajax-Liverpool, Bayern Munich-Atletico Madrid janë dy ndeshjet kryesore të mbrëmjes, ndërkohë që në fushë sonte zbresin edhe rekordmenët e Champions League. Real Madrid e nis rrugëtimin kundër ukrainasve të Shakhtar Donetsk, prej orës 18:55. Në të njëjtin orar luhet edhe Salzburg-Lokomotiv Moscow.

Sonte luan edhe Interi, që në “San Siro” pret gjermanët e Borussia M’Gladbah. Ashtu sikurse mbrëmjen e djeshme kur Thomas Strakosha luajti me Lazion, sërish do të ketë një lojtar të kombëtares shqiptare që do të luajë në Champions.

Berat Gjimshiti pritet titullar në takimin që Atalanta luan në transfertë kundër danezëve të Midtjylland. Olympiacos-Marseille është një tjetër përballje e kësaj mbrëmje, ndërkohë që Manchester City i Pep Guardiola ka detyrim fitoren me portugezët e Porto. /abcnews.al

CHAMPIONS LEAGUE – FAZA E GRUPEVE

E mërkurë, më 21 tetor, ora 18:55
Real Madrid-Shakhtar Donetsk
Salzburg-Lokomotiv Moscow

E mërkurë, më 21 tetor, ora 21:00
Ajax-Liverpool
Bayern Munich-Atl. Madrid
InterB. Monchengladbach
Manchester City-Porto
MidtjyllandAtalanta
Olympiacos-Marseille