Champions i çuditshëm, tre ndeshje zhvendosen në Rumani e Hungari

schedule11:39 - 10 Shkurt, 2021

schedule 11:39 - 10 Shkurt, 2021

Pandemia e COVID-19 vazhdon të hapë probleme për futbollin, pasi klubet nuk mund të udhëtojnë lirshëm në vende të ndryshme. Ato janë të detyruara të zbatojnë protokollet e çdo vendi dhe nisur nga kjo UEFA ka ndryshuar vendet e tre përballje të Champions League.

Fillimisht dueli RB Leipzig-Liverpool u zhvendos në “Puskas Arena. Kjo sfidë luhet më 16 shkurt prej orës 21:00. Më 24 shkurt, në të njëjtin stadium dhe orë do të luhet një tjetër ndeshje e Champions League.

Bëhet fjalë për takimin Borussia M’Gladbach-Manchester City. Sot është marrë vendim edhe për Atletico-Madrid Chelsea, që do të luhet në Rumani në orën e zakonshme 21:00. Dueli i datës 23 shkurt luhet në “Arenën Kombëtare të Bukureshtit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!