Çfarë sugjerojnë botuesit për lexuesit

schedule20:20 - 17 Nëntor, 2018

schedule 20:20 - 17 Nëntor, 2018

Disa prej botuesve pjesmarrës në panirin e 21-të të librit, japin sugjerime të titujve të rinj nga autorët shqiptarë dhe të huaj për lexuesit. Nuk mungojnë edhe  titujt e letërsisë për fëmijë.

Paniri i librit  padyshim që është një festë e madhe  për lexuesit, të cilët e shohin pse jo edhe si një mundësi për të blerë më lirë.  Por shpesh lexuesit , ndodhen përballë një konfuzioni të madh, se çfarë të zgjedhin.  Ndaj  disa prej botuesve sugjerojnë autorët. Padyshim që letërsia e përkthyer dominon dhe synimi i tyre është për të sjellë veprën me një gjuhë të pasur, pa humbur vlera nga origjinali.

Arlinda Dudaj: “Sepse duhet edhe të komunikosh me lexuesin që të kuptosh tendencat edhe shijet pavarësisht zgjedhjeve. Sepse zgjedhjet që ne bëjmë për të zgjedhur një letërsi të mirë, përkthime të mira. Pra bëjmë gjithë punën e vitit për të ardhur në këtë panair. PËr momentin libri i fundit i Izabela Alendës ,“Fletorja e Majës” është një nga librat që po ecën më shumë sepse njerëzit e ndjekin. Kanë lexuar libra të tjerë të saj. Alende të gjitha personazhet i ka të mbuluara me realizëm magjik sidomos femrat. Izabel alende është e mrekullueshme dhe nuk zhgënjen asnjëherë. I dashuri im Havier Marias, në “Ashtu si dashuritë” sapo ka dalë” është një libër i jashtëzakonshëm. Këtu ka nisur me një vrasje dhe duket si një thriller dhe pastaj ai fillon dhe zbulon pak nga pak qendien njerëzore. Është një Shekspir i kohëve moderne dhe nuk e ekzagjeroj kur them diçka të tillë. Kamila Lakberg ka dalë me një libër tjetër “Fëmija e fsheshtë”. I rëndësishëm është “Dieta e jetëgjatësisë” nga Valter Longo. Ky nuk është një libër dietash, por një udhërrëfyes shumë i mirëpër jetën dhe për veten tonë ”.

Rita Petro: “Janë 15 parqe të Shqipërisë të ilustruara me gjitha karekteristikat e tyre specifike, për klimën, sipërfaqen dhe shkrimi është edhe midis llojit të guidës turistike. Është një kënaqësi e jona e madhe që bashkëpunuam me Primo Shllakun, i cili ka bërë një përkthim të mrekullueshëm të Bodlerit. Ajo dihet se sa e vështirë i ka poezitë për t’i përkthyer. “Lulet e së keqes” është vepra e tij e plotë. Poezia e simbolistëve ka dhe imazhin dhe fjalën dhe duhet t’ia përshtasësh bukur tingëllimin në shqip, gjë që Primo e ka realizuar bashkë me metamorfozën e kafkës dhe ndërkaq kemi dhe një botim të profesor Ylli Pangos, përkthimin e Fixheraldit. Edhe ky është një libër i mrekullueshëm, një mal diamanti ku janë disa nga tregimet e tij më të mira. Në panair kemi dhe autoren Emanuel Favier që është franceze dhe ka bërë një libër “Guximi që i duhet lumënjve” me temë shqiptare. Me temën e dy vajzave që ishin kthyer në burrnesha dhe fati i solli që të lidhen bashkë. Secila mendon që njeriu që kanë përballë është mashkull dhe bien në dashuri me njëra-tjetrën. Unë pothuajse e kisha gati, por mendova që ndonjëherë nuk duhet të nxitosh vetëm për panairin. E di që lexuesi pret shumë. Nuk jam më një gjimnaziste që çdo gjë që bëj, ta botoj kështu që e shtyva për një kohë tjetër. Unë s’besoj ta arrij atë kulmin me vrimën”.

Loreta Berhami: “Dita e mbetur: është romani më i njohur i Kazuo Ishigurosë. Është përmendur edhe në dhënien e çmimit Nobel. Është vërtet një libër mbreslënës. Përkthimi i Parid Teferiçit në shqip që e kam lexuar është i jashtëzakonshëm. Libri rrjedh në shqip pothuajse më mirë sesa në anglisht, të paktën për një shqipfolëse e shijova më shumë. Mazhordomi Stivens është një rrëfimtar gënjyes, pra thotë historinë e tij, por në të vërtetë rrëfimi i tij që është mbi jetën e tij nuk është dhe aq i vërtetë, dhe përfaqëuses. Bukuria e “Ditës së mbetur” është fakti që ajo që çfarë ai nuk thotë është pjesa kryesore e librit. Nënteksti është pjesa kryesore e librit. Pikërisht për këtë arsye fillon të reflektosh për librin pasi e ke mbyllur dhe të mbetet pjesë për një kohë të gjatë.

Vasilika Tafa: “Do ta filloja me një autor shumë referent në letërsinë botërore, thuhet që është një nga 10 autorët më të mirë, Xhefri Arçer. Vjen me romanin e tij të tretë tek ne të përkthyer mjeshtërisht nga kolegia juaj Mirela Milori. Do të përmendja valltarët. Është një nga shkrimtaret referente të letërsisë kanadeze. Margaren Laurensë është një nga romanet e saj më të famshëm i lauruar me shumë çmime jo vetëm brenda Kanadasë, por edhe jashtë saj. Ajo është historia, thuhet autobriogafike, por është krim i vërtetë i marrëdhënieve sesi kjo grua ka ditur të ndërtojë jo vetëm në roman, por edhe në jetën private në marrëdhënie shoqërore, në dashuritë që ajo braktis për shkak të interesave më të larta për t’u bërë një shkrimtare. Një marrëdhënie me vajzën e saj për të jetuar jetën e lirë, por ajo më e këndshmja për të lexuar tek ky roman, Margaret Laurens tregon se si është ndërtuar Kanadaja. Zhose Lui Pensoto  që vetë Zhoze Saramago ka thënë ka lindur një shkrimtar befasue, thuhet se do të jetë më i madh sesa unë”.

Botuesi Xhevahir Lleshi i ka dedikuar një vëmendje të veçantë letërsise shqipe me synim të qartë që të zgjerohet segmenti i autorëve bashkëkohorë.

“Ka qenë një iniciativë e vjetër e shtëpisë botuese Uegen që ta zgjaytonte këtë skaj dhe të përqëndronte vëmendjen te autorët shqiptarë, të cilët na dhembin shumë. Na dhembin për dy arsye. Na dhemb gjuha që po vdes. Na dhemb letërsia shqipe që po vdes. Unë nuk e mënjanoj dot Faik Myrton me tregimet e tij të mrekullueshme. E si mund ta lë pas dore pa botuar? Unë nuk mund të mënjanoj kurrsesi Roland Gjozen. Shkrimtarin e talentuar shqiptar që i tremb erosit të tjerë, ndërsa ai e ka me një problem shoqëror shumë të lartë për t’i dhënë të kuptuar shoqërisë se ashtu mund të edukohet më mirë dhe më drejtë. Unë nuk mund të lë pas dore Fazlli alitin, një poet i madh, i letërsisë shqipë. Nuk mund të le pas dore Visar Zhitin, i cili dhimbjen e tij e ka të jashtëzakonshme, por ndërkohë kjo dhimbje e tretur brenda vetes kthehet në vlerë kombëtare. Unë nuk mund të lë pas dore askënd që lë vlera. Unë lë pas dore edhe vetvete, sigurisht, por nëpërmjet botimeve të tjera, botuesve të tjerë të angazhuar në këtë fushatë të madhe brenda institutit do të jenë të gjithë botuesit që lakmojnë të botojnë letërsi shqipe dhe do të përkrahen nëpërmjet iniciativës private që kjo të kthehet në një trend për të mbrojtur sa të ,undemi gjuhën shqipe dhe letërsinë  shqipe”, u shpreh ai.

Edhe Vasilika Tafa sugjeron një autor të ri surprizë.

 “Edhe letërsinë shqipe duhet ta sjellim në një mënyrë profesionale. Unë mendoj që është surpizë ky autor. Është “Ciklobi” i Brajan Sukajt, një djalë i kulturuar , aspak shkrimtar profesionist, por një beafasi në letërsinë shqipe. Besoj se Brajani do jetë shkrimtari shqiptar i së nesërmes. Brajani të habit me lojën e tij të fjalës. Një kundërveprim midis të mirë dhe të keqes.”

Por Rita Petro thotë se edhe letërsia në titujt e letërsisë për fëmijë vjen një vepër e Mark Twain që është një zbulim i veçantë.

“Është e vërtetë. Për fëmijë kemi zgjeruar dhe ato seritë që i kemi prezantuar më parë. “Më quajnë” që është me personalitetet botërore dhe shqiptare. Ne e kemi zgjedhur këtë seri dhe këtëherë ne e kemi titulluar “Më quajnë Marubi” për të gjithë dinastinë e Marubëve dhe fëmijët e vegjël mësojnë për jetën e këtyre personaliteteve dhe që me thënë të drejtn kemi marrë vlerësim jo vetëm nga fëmijët, por edhe nga prindërit dhe edukatorët. Përveç kësaj, një surprizë që e sjellim në këtë panair është libri “Rrëmbi i Princit”. Ky është një dorëshkrim i Mark Twain-it që kishte 100 vjet që rrinte në arkivat e Universitetit të Kalifornisë dhe për herë të parë botohet në 2017-n. Kjo përrallë është më tepër filozofike dhe e thjeshtë”, tha ajo.

Në këtë panair, ajo që vihet re dhe që mund të cilësohet si prurje e rëndësishme është prania e veprave të reja të autorëve shqiptarë si Ismail Kadare, Zija Çela, Ridvan Dibra, Agron Tufa, Preç Zogaj,  Besnik Mustafaj dhe Namik Dokle, të cilët janë të pranishëm në stenda për të firomosur libra për lexuesit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!