Çfarë pritet të ndodhë në shtator? Përgjigjet Ilir Beqja

schedule19:54 - 15 Korrik, 2019

schedule 19:54 - 15 Korrik, 2019

Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Beqja ka folur në studion e  ABC News me Juli Xhokaxhi për situatën aktuale politike pas zgjedhjeve të 30 qershorit, atë që pritet të ndodhë në shtator dhe për axhendën e integrimit.

Deputeti socialist theksoi se PS ka nisur sot diskutimet për tezat e komunikimit me opozitën jashtë parlamentin dhe për situatën që kalon vendi, të cilat do të paraqiten në asamble.

“Kemi përfunduar një proces zgjedhor, jo i zakonshëm, vendosëm disa objektiva, është kushti për përmbushjen e tyre dhe me përgjegjshmëri të komunikojmë me anëtarësinë me simpatizantët  shqiptarët për 3 momente që janë një pushtet vendor në këtë mandat të dytë njëngjyrësh, gjë e pazakontë, vazhdimi i një jete politke me opozitën kryesore jo në parlament dhe nevoja që ka vendi për axhendën integruese.

Në diskutimet që vijuan sot dhe do paraqiten në asamble janë dhe tezat e komunikimit me opozitën jashtë parlamentin për situatën që po kalon vendi”.

E pyetur nëse do ketë ristrukturime në Asamblenë e 22 korrikut, Beqja thekson se në shtator do të ketë zgjedhje në parti në nivel organizate?

“Jo nuk do ketë ristrukturime në Asamblenë e 22 korrikut, por në shtator ne kemi vendosr proces të ri zgjedhjesh në parti në nivel organizate, të cilat duke ecur sipas piramidës së organzimit të PS do të  çojnë në një formësim të një Asambleje të re dhe një një kryesie të re. Duhet të kemi parasysh që 200 veta të asamblesë janë aty ex uficio”.

Çfarë do bëni në shtator?

“Unë besoj se do vazhdojmë të punojmë në kryesinë e PS dhe nën Asamble ditën e hënë të paraqesim linjat kryesore sesi mendojmë që kjo situatë të menaxhohet dhe opsionet e kapërcimit të saj”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!