Çfarë po ndodh në Brazil? Ngrihen “varret Covid” në plazhin e famshëm

schedule08:33 - 12 Qershor, 2020

schedule 08:33 - 12 Qershor, 2020

Aktivistët e zemëruar nga reagimi i Brazilit ndaj Covid-19 kanë krijuar 100 varre në plazhin Copacabana të Rio për të kujtuar më shumë se 40,000 njerëz që kanë vdekur.

Varret simbolike, me kryqe të zeza, u gërmuan para agimit përballë Hotelit Copacabana nga anëtarët e grupit Rio de Paz.

Organizatori Antonio Carlos Costa i tha agjencisë së lajmeve Reuters: “Presidenti nuk e ka kuptuar që kjo është një nga krizat më dramatike në historinë e Brazilit”.

“Familjarët po vajtojnë mijëra të vdekur dhe ka papunësi dhe uri”, tha ai. Por ai tha që disa përkrahës të presidentit kishin tallur me projektin.

Kundërshtimi i presidentit ndaj bllokimeve dhe nënvlerësimi i tij për virusin e kanë ndarë thellësisht kombin.

Brazili ka numrin e dytë të rasteve më të larta në botë dhe numrin e tretë të vdekjeve në rang global.

Të enjten, vdekjet kaluan 40,000 dhe rastet u rritën mbi 800,000, sipas ministrisë së shëndetësisë. /abcnews.al