Çfarë po ndodh me WeChat dhe TikTok

schedule03:17 - 23 Shtator, 2020

schedule 03:17 - 23 Shtator, 2020

Muajin e shkuar qeveria Trump vendosi se TikTok duhet të blihej totalisht nga një ent i USA brenda 15 shtatorit ose të ndalohej plotësisht. Këtë të premte Departamenti i Tregut i dha një afat kohor deri në 12 nëntor për të gjetur një marrveshje të kënaqshme me partnerë amerikanë për të vazhduar operimin në vend.Kompania e cila nuk operon në Kinë por është në pronësi të entit kinez ByteDance, nuk i ka mbërritur pritshmëritë.

Ditën e shtunë Oracle dhe Walmart lajmëruan se do të blinin 20% të aksioneve të TikTok. ByteDance do të vazhdojë të ketë në pronësi pjesën më të madhe dhe Oracle do të ketë të drejtën të bëjë inspektimet e duhura mbi sigurinë e burimit të kodeve të TikTok US, për të qetësuar kështu dyshimet e Shtëpisë së Bardhë.

Nga ana tjetër aplikacioni multifunksional WeChat shumë i famshëm në Kinë, duhej hiqej nga tregjet e Google dhe Apple këtë të djelë. Një gjykatës në San Francisco e ka bllokuar përkohësisht ndalimin, me pretendimin se vendimi ngre pyetje të mëdha nën Amendamentin e Parë për lirinë e fjalës. Qeveria e US pritet ta apelojë vendimin së shpejti.

Të dyja ndalimet janë prej shqetësimeve për siguri kombëtare. Akuzat bien mbi Partinë Komuniste Kineze e cila mund të jetë duke përdorur këto aplikacione për të spiunuar e vjedhur të dhënat e qytetarëve amerikanë. Administrata Trump nga ana tjetër ka refuzuar vazhdimisht të publikojë prova për këtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!