Çfarë nuk u pa nga ceremonia? Rama publikon albumin e fotove nga ceremonia e “Defender 21”

schedule23:33 - 4 Maj, 2021

schedule 23:33 - 4 Maj, 2021

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një album fotosh shkëputur nga ceremonia e ditës së sotme për nisjen e stërvitjes “Defender 21” në Durrës.

Rama shfaqet në foto krah tre gjeneralëve dhe ambasadores Yuri Kim.

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar ndër të tjera tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve që Shqipëria ka me SHBA.

Në stërvitjen “Defender Europe 21” do të marrin pjesë rreth 6 mijë trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe vende të tjera aleate./mv.abcnews.al