Çfarë ndodhi brenda kampit MEK në Manzë, prokuroria e Durrësit vijon hetimet

schedule10:09 - 21 Qershor, 2023

schedule 10:09 - 21 Qershor, 2023

Prokuroria e Durrësit vijon hetimet lidhur me atë çfarë ndodhi brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

Nga ana e prokurorisë vijon hetimi lidhur me pretendimet e muxhahedinëve për dhunë nga ana e policisë, por nga ana tjetër po hetohet edhe për pretendimet e policisë për dhunë të ushtruar ndaj tyre nga ana e muxhahedinëve.

Përgjatë ditëve në vijim pritet të merren në pyetje shumë persona mbi atë çfarë kanë parë dhe ndodhur.

Ndërsa po punohet ne drejtim të analizimit të pamjeve filmike të bëra nga dy palët, policia dhe muxhahedinët.

Mbi bazë të tyre dhe pamjeve filmike pritet te identifikohen personat përgjegjës për dhunën, dhe nëse provohet pritet të firmosen edhe urdhër ndalime për ata që ushtruan dhunë.

Ndërkaq situata në kamp paraqitet e qete dhe nuk ka prezence te efektivave të policise./abcnews.al