Çfarë ndodh me temperaturat? Meteorologu bën parashikimin e motit

schedule09:43 - 24 Shkurt, 2020

schedule09:43 - 24 Shkurt, 2020

Meteorologu, Hakil Osmani i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, me Enkel Demin ka bërë një parashikim të motit.

Osmani tha se ditën e sotme koha do të jetë e mirë dhe se maksimumi i temperaturave do të shkojë në 17 grad celsius.

Moti i mirë do të jetë edhe gjatë ditës së martë. Vlerat maksimale do të shkojnë në 19 grad celsius. E mërkura vijon të mbetet me vlera termike të larta, por do të kemi edhe vranësira ku në zonat veriore do të kemi reshje shiu. Mesnata e ditës së mërkurë dhe mëngjesi i ditës së enjte do të sjellë reshje që do të vijojnë edhe gjatë ditës së enjte. Më pas gradualisht i gjithë vendi do të jetë me mot të kthjellët deri të dielën ku pritet që të kemi sërish reshje të shiut. Temperaturat mund të jenë më rënie deri në -1 dhe -2 grad celsius në zonat malore. Të enjten në mëngjes, në zonat veriore dhe verilindore mund të kemi reshje të pakta të dëborës. Në Sarandë dhe Durës vlerat maksimale pritet të jenë më 13 dhe 14 grad celsius”, tha Osmani./abcnews.al