“Çfarë më ndodh mua”, Hoxha zbulon bisedën me personin që kishte pamjet e vrasjes së Xhuvanit

schedule13:54 - 28 Qershor, 2022

schedule 13:54 - 28 Qershor, 2022

Një kamer ka filmuar të gjitha ngjarjen katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Në studion e ABC Live, gazetari Artan Hoxha rrëfeu se i ka parë pamjet dhe i përshkruan ato si një provë të fortë të hetimit. Gazetari tha se prokuroria i ka siguruar disa muaj pas ngjarjesh.

“Arbër Paplekaj Ai ka hapur zjarr në disa drejtime. Nga fouristrada kanë zbritur pak njerëz. Në momentin që s’kishte humbur jetën mjeku ai tenton të ngrihet dhe në atë moment është goditur pas koke.

Pra është goditur në gjoks dhe në kokë. Është plagosur dhëndri i tij dhe policja. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy ose tre lloje gëzhojash. Janë përdorur dhe armë të tjera. në pjesën e trotuarit pemët sapo kanë dalë gjethet dhe aty janë pemë rrapi, ato kufizojnë pamjen. Por të japin qartë pozicionet.

Videon duhet ta ketë marrë disa muaj më vonë prokuroria nuk e ka pasur që në fillim”, tha ai.

Gazetari tregon se kamera ka qenë e instaluar në një banesë aty pranë dhe ia ka treguar pronari, i cili ishte emigrant. Hoxha thotë se ka qenë vetë ai që ka kërkuar ta kontaktojë, pasi e ka pyetur nëse do të kishte pasoja nëse videon ua vinte në dispozicion autoriteteve.

“Unë e kam parë nga një person. Ai e kishte vendosur kamerën për të mbrojtur shtëpinë e vet se ishte emigrant. Pamjet ishin fantastike. Unë kam kërkuar pamje dhe shikoja që kishin kamera po s’kishin server. Ky personi më ka njoftuar vetë dhe më ka thënë kam këtë filmim. Unë rrezikoj më tha, dua të di me këtë gjë a kam unë pasoja. Nuk e njihja. Besoj se prokuroria e ka siguruar. Ky personi më mbrapa ka kërkuar që ta vendosë në dispozicion të hetimit”, tha Hoxha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!