Çfarë masash anti-COVID kanë marrë vendet e Ballkanit Perëndimor?

schedule22:10 - 24 Janar, 2022

schedule 22:10 - 24 Janar, 2022

Kosova ka kufizim të lëvizjes nga ora 22:00 deri në 05:00.

Lokalet në Kosovë qëndrojnë hapur prej orës 06:00 deri në 21:00.

Për t’u future në Kosovë nevojitet dëshmi për dozën e tretë të vaksinës me test PCR.

Shkollat funksionojnë sipas skenarëve A,B, C varësisht prej rasteve në shkolla.

Maskat janë të detyrueshme në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Maqedonia e Veriut nuk ka kufizim të orarit as për lëvizjen dhe as për baret dhe restorantet.

Për të hyrë në Maqedoninë e Veriut nevojitet një nga këto dokumente: Test negative PCR, test antigen, vërtetim i vaksinimit ose dëshmi që e keni kaluar sëmundjen.

Shkollat në Maqedoni janë me prani fizike ndërsa maskat janë të detyrueshme në ambiente të mbyllura.

Shqipëria ka kufizim të lëvizjes nga ora 23:00 deri në 06:00 ndërsa për lokalet lejohet të qëndrojnë hapur nga ora 06;00-23:00.

Për të hyrë në vend duhet një dëshmi për vaksinim, test negative PCR ose antigen.

Shkollat funksionojnë me prani fizike ndërsa maskat janë të detyrueshme në ambiente të mbyllura.

Mali i Zi nuk ka masat kufizuese për qarkullimin ndërsa lokalet lejohen deri në mesnatë me dëshmi vaksinimi ose test negativ.

Në kufi kërkohet dëshmi për vaksinim, test negative PCR ose antigen.

Shkollat është shtyrë deri më 31 janar në gjysmë vitin e dytë. Maskat janë të detyruesjme në ambiente të mbyllura.

Kosova Maqedonia e Veriut Shqipëria Mali i Zi Serbia Bosnje dhe Hercegovina
Raste pozitive (24 janar) 26.6% 23.5% 21.5% 36% 48.5% 44%
Kufizimi i lëvizjes 22:00-05:00 Nuk ka 23:00-06:00 Nuk ka Nuk ka Nuk Ka
Gastronomia 06:00-21:00 Nuk ka 06:00-23:00 Deri në mesnatë me dëshmi vaksinimi ose test negativ Pas orës 20:00 kërkohet dëshmi vaksinimi ose test negativ Vendime të ndryshme
Hyrja në shtet Me dëshmi për dozën e tretë të vaksinës, me test PCR Një nga: test negativ PCR, test antigjen, vërtetim i vaksinimit ose dëshmi e kalimit të sëmundjes Dëshmi për vaksinim, ose test negativ PCR, ose antigjen Dëshmi për vaksinim, ose test negativ PCR, ose antigjen Dëshmi për vaksinim, ose test negativ, ose dëshmi e kalimit të sëmundjes Dëshmi për vaksinim, ose test negativ PCR, ose antigjen
Shkollat Sipas skenarëve A,B,C, varësisht prej rasteve në shkollë Me prani fizike Me prani fizike Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë është shtyrë deri më 31 janar Deri në klasën e 4-të në shkollë, të tjerët në menyrë të kombinuar Edhe online, edhe me prani fizike
Maskat Të obligueshme në ambiente të hapura e të mbyllura Të obligueshme në ambiente të mbyllura Të obligueshme në ambiente të mbyllura Të obligueshme në ambiente të mbyllura Të obligueshme në ambiente të mbyllura, ose të hapura ku nuk ka mundësi për distancë fizike Të obligueshme në ambiente të mbyllura, ose të hapura ku nuk ka mundësi për distancë fizike

/REL