Një ditë pas përplasjes së banorëve të Unazës e Re me policinë kanë mbetur të shembura 33 banesa.
Policia e Tiranës ka proceduar 26 banorë të Astirit për sulmin me gurë, sende të forta dhe bomba molotov ndaj punonjësve të Policisë.
Zona e Astirit u gjend dje në rrethimin e policisë që prej mëngjesit. Edhe pse banorët rezistuan përgjatë gjithë natës nuk mundën të ndalonin ndërhyrjen. Përplasja nisi me hedhjen e shisheve me benzinë. Brenda 12 orëve IKMT shembi të 33 banesat e përcaktuara në planin paraprak.
Në lidhje direkte për “ABC News” gazetari Andi Qosja raporton nga vendi i ngjarjes se banorët konfirmojnë se policia ka ndërhyrë pa komunikuar me ata.
Lokali i cili konsiderohet si lokali qëndresë i banorëvë të unazës ka qënë objekti i parë i sulmuar nga forcat e policisë.
Një nga të intervistuarit Gëzim Sadikaj, shprehet se ka kërkuar negocim me policinë, por kjo e fundit nuk i është përgjigjur kërkesës së tij.
Kam jetuar në Europë, kam parë se si ka luftuar policia serbe me shqiptarët në Kosovë, por nuk kam menduar kurrë se shteti im do sillej në këtë mënyrë. Na kanë provokuar, na kanë sulmuar në mënyrën më brutale. Nuk na kanë sjellë asnjë shkresë, nuk kemi parë asnjë civil të IKMT-së , por vetëm forca speciale. Vetëm banditët dhe kriminelët veprojnë në atë mënyrë”, u shpreh banori.
Banorët tregojnë se janë detyruar të strehohen tek familjarët e tyre./abcnews.al