Çfarë i premtoi Vjosa, LDK-së? Eksperti në “Ballkan”: Sa do të zgjasë dyshja Kurti-Osmani?

schedule20:22 - 7 Prill, 2021

schedule 20:22 - 7 Prill, 2021

Nga Linda Karadaku

Çështja që mbetet ende për t’u parë dhe diskutuar në Kosovë është se çfarë përfitoi LDK-ja nga mbështetja për zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani. Eksperti Vigan Qorrolli thotë për emisionin Ballkan të gazetares Linda Karadaku, se LDK-ja e ka presidenten Osmani, garanci për ruajtjen e ndikimit të saj në disa fusha në jetën institucionale të Kosovës.

“Ka pasur disa takime kokë më kokë me zonjën Osmani për t’i kërkuar asaj disa garanci që lidhen me ruajtjen e disa ndikimeve që ka Lidhja Demokratike në disa prej institucioneve të pavarura, si doganat e Kosovës, administrate tatimore e Kosovës, diplomacia, çështjet e sigurisë, e tjera e tjera. Këtë e kam si informacion dhe e mbështes në disa fakte.”

Qorrolli komenton gjithashtu nëse kimia midis Kurtit dhe Osmanit do të zgjasë tani që njëri është kryeministër dhe tjetra presidente.  “Dyshoj që do të ketë vazhdim të muajit të mjaltit midis tyre sepse janë dy profile të ndryshme, vijnë nga dy shkolla të ndryshme politike, nga dy ideologji të ndryshme politike dhe kjo mbi të gjitha ka rëndësi.”/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!