Çfarë fsheh Meghan Markle nën bluzën e saj? Foto që u bë virale

schedule14:15 - 9 Maj, 2023

schedule 14:15 - 9 Maj, 2023

Në komentet e tyre në rrjetet sociale, fansat e Meghan Markle po përpiqen të marrin me mend se çfarë fshihet nën bluzën tërësisht të zezë që ajo kishte veshur gjatë ecjes në Los Angeles të dielën në mëngjes.

Siç raporton gazeta britanike “Daily Mail”, përdoruesit në Twitter po pyesin nëse bëhet fjalë për një rrip dobësimi apo për një fashë të veçantë hernie.

Megjithatë, ka pasur disa që kanë spekuluar se ajo që ka veshur Meghan është një monitor i sheqerit në gjak apo edhe një pompë insuline ‘Ozempic’, një ilaç që përdoret për trajtimin e diabetit të tipit 2, edhe pse shumë personazhe të famshëm i janë drejtuar atij vetëm për të humbur peshë.

Një përdorues tjetër sugjeroi se ishte një “pajisje regjistrimi” për dokumentarin e ardhshëm të Netflix që ajo dhe bashkëshorti i saj po bëjnë.

41-vjeçarja Megan, nënë e dy fëmijëve, ishte duke ecur të dielën në mëngjes në Kaliforni, e shoqëruar nga miqtë e saj, Marcus Anderson dhe Heather Doran.

24 orë më parë, Dukesha e Sussex-it festoi ditëlindjen katërvjeçare të djalit të saj Archie me bashkëshortin e saj që u kthye nga Londra pas kurorëzimit të babait të tij, duke qëndruar në kryeqytetin britanik për 28 orë e 42 minuta./abcnews.al