Çfarë do ndodhë nëse dështon takimi me Kurtin? Si përgjigjet kryeministri Rama

schedule20:20 - 13 Qershor, 2023

schedule 20:20 - 13 Qershor, 2023

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse takimi i nesërm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti do të dështojë, në lidhje për të gjetur një dakordësi për situatën në Veri, do të ketë probleme jo vetëm për atë, por edhe për Kosovën.

Në një konferencë për mediat nga Kryeministria, Rama u shpreh se nëse nuk do të dëgjojë kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë, Kurti nuk do të ketë mundësi të komunikojë dhe të bëjë marrëdhënie ndërkombëtare për Kosovën.

Sipas tij, kjo do të ishte diçka e tmerrshme.

“Çfarë ndodh? Asgjë. Jeta vazhdon për Kosovën fatkeqësisht, aspak mirë edhe për kryeministrin e Kosovës, sepse në vend që të jetë në të gjithë instancat e mundshme për të vazhduar të komunikojë dhe të bëjë marrëdhënie ndërkombëtare për shtetin që përfaqëson, nuk do ta ketë dot të mundur dhe kjo do të jetë e tmerrshme. Ne do të vazhdojmë me vëllazërinë, nuk e kemi politike, e kemi nga gjuha e njëjtë, historia e njëjtë dhe e ardhmja e njëjtë, kështu që do të vazhdojmë. Por ne nuk bëhemi palë në një absurd, nuk kemi se si. Do të ishte një tradhti e madhe që do t’i bënim Kosovës, përveçse një çmenduri për Shqipërinë. Ne kemi detyrën t’ia themi po aq copë, si ka dëshirë Albini gjërat kur i thotë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!