“Çfarë bëri Turi, se më iku truri..”: Pyetja e që çoroditi studentët në testin e Letërsisë

schedule15:39 - 12 Qershor, 2020

schedule 15:39 - 12 Qershor, 2020

Qindra maturantë protestuan sot para Ministrisë së Arsimit për testin e provimit të Letersisë, i cili sipas tyre nuk kishte asnjë lidhje me materialet parapërgatitore mbi të cilat kanë punuar deri më tani.

Testi me alternativa kishte “zbritur nga qielli” sipas tyre duke i kërkuar llogari Ministrisë së Arsimit për përmbajtjen e tij.

Gjatë protestës së sotme, personazhi i studentëve ka qenë “Turi”.

Por, kush është “Turi”, i cili duket se do të jetë “përgjegjësi” për notat e ulta të studentëve?

Bëhet fjalë për një pyetje në testin e letërsisë, e cila ka personazh “Turin”. Sipas pyetjes, studentët duhet të paramendojnë se si do të veprojë “Turi” në një situatë kur po përmbytet varka ku ai po udhëtonte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!