Çështja “Qardaku”, Vllaznia: Klubi nuk ka ngritur asnjë padi!

schedule16:26 - 18 Janar, 2020

schedule 16:26 - 18 Janar, 2020

Eridon Qardaku, talenti i Bylisit, është çështja e ditës në futbollin shqiptar. Kjo për shkak një pagesë që pretendohet nga Vllaznia, e cila duhet të paguhet nga Bylis. Pas shumë shkrimeve në lidhje me këtë çështje, klubi shkodran ka dalë me një komunikatë zyrtare, duke thënë se nuk ka ngritur asnjë padi kundrejt Bylisit dhe sa i takon taksës së kompensimit, do të merret privatisht me klubin ballshiot. KF Shkodra pretendon 3 milion lek dhe ka shkuar deri në gjyq për këtë shumë. Më poshtë, është dhe reagimi i Vllaznisë në lidhje me këtë çështje:

Reagimi i KF Vllaznia:

“Ditën e sotme në medien e shkruar është botuar një lajm sipas të cilit Klubi Vllaznia ka paditur dhe hedhur në gjyq Klubin e Bylisit, pikërisht për shkak të çështjes së futbollistit Eridon Qardaku.

KF Vllaznia sqaron imediat dhe të gjithë opinionin publik se nuk ka bërë asnjë padi ndaj këtij klubi për këtë çështje dhe nuk ka asnjë gjyq të hapur me të. Mbase mund të jenë klube të tjera që kanë ndërmarrë veprime të tilla, por ne jo.

Sa i takon pagesës të tarifës së kompensimit për lojtarin në fjalë, Vllaznia dhe Bylis do të merren vesh me njëri- tjetrin në ditët në vijim pa patur nevojë për padi apo gjyqe, por thjesht duke zbatuar rregulloret e FSHF-së, UEFA-s e FIFA-s për çështje të tilla.

Skeda e Qardakut

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!