Çështja Messi, legjenda e Real Madrid: Gaboi babai i tij, burofax duhej kursyer

schedule14:04 - 6 Shtator, 2020

schedule 14:04 - 6 Shtator, 2020

Vendimi i Lionel Messit për të qëndruar dhe për të paktën një vit te Barcelona pati shumë reagime, sidomos në Spanjë. Më i fituari nga kjo situatë ka dalë presidenti Bartomeu, sipas legjendës së Real Madrid, Hugo Sanchez. Ai thekson se është babai i argjentinasit ai i cili vulosi qëndrimin e Messit në Katalonjë.

“Kjo që ndodhi vetëm forcoi imazhin dhe pozitat e presidentit të Barcelonës. Messi nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër, përveçse të qëndronte. Kjo për shkak të këshillave të këqija të babait të tij dhe firmës ligjore, pasi ata mund ta kishin kursyer burofax-in,” deklaron 62-vjeçari për “ESPN”.

“Shumica e baballarëve të futbollistëve janë si Horge, por mënyra se si ai është sjellë në vitet e fundit është totalisht pa klas. Të gjithë e dinë se kush është djali i tij dhe nuk kishte nevojë se pse të vepronte ashtu.

Messi kërkon gjithmonë të fitojë dhe kërkonte një aventurë të re për t’i treguar botës dhe një herë se është më i miri. I gjithë ky problem do të pengojë atë në sezonin e ri. Kam dyshimet e mia se si do të sillet Leo përgjatë vitit, por edhe për vetë faktin se ai nuk është më ai që vraponte përgjatë gjithë fushës.

Vendimi i Leos vetëm ka dobësuar imazhin e tij brenda ekipit. Rastësisht ai kishte avokatë që kishin punuar më parë me Barcelonën, por për shkak të një konflikti interesi katalanasit ndryshuan strategjinë e tyre,” mbyll Sanchez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!