Çështja e pagave dhe rifillimi i stërvitjes, Vllaznia me njoftim

schedule16:25 - 24 Maj, 2020

schedule 16:25 - 24 Maj, 2020

Situata te Vllaznia duket se është drejt përmirësimit. Shumë kaos kishte te klubi shkodran, për shkak të tre pagave të pa-marra nga futbollistët dhe bojkotimin e stërvitjes. Por nesër, skuadra do të rikthehet të stërvitet, shkruhej në njoftimin zyrtar të klubit kuqeblu.

NJOFTIM PËR MEDIAT

KF Vllaznia sh.a. njofton rifillimin e stërvitjes së ekipit të parë, ditën e hënë në ora 09:00, në kuadër të përgatitjeve për startin e Superligës. Duke qenë vazhdimisht në krah dhe në mbrojtje të interesave të futbollistëve, dhe stafit tekniko-sportiv të Vllaznisë, është gjetur mirëkuptimi për zgjidhjen e çështjeve të cilat janë bërë publike këto ditë.

Bashkia e Shkodrës, klubi, stafi tekniko-sportiv dhe mbështetës, futbollistët do të jenë të përqendruar maksimalisht në arritjen e parametrave sa më optimalë për rifillimin e Superligës me synim paraqitjen sa më të mirë të mundshme në të dy kompeticionet ku Vllaznia vazhdon të jetë në garë: Kampionat dhe Kupën e Shqipërisë. KF Vllaznia sh.a., siguron opinionin futbolldashës dhe tifozët e mrekullueshëm kuqeblu, se do të bëjë çdo gjë që është e mundur për krijimin e kushteve për të synuar arritjen e objektivave të sezonit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!