Çështja e Navalny-t, policia arreston bashkëpunëtorët e tij

schedule08:38 - 22 Janar, 2021

schedule 08:38 - 22 Janar, 2021

Policia ruse ka arrestuar mbrëmë disa bashkëpunëtorë të liderit të opozitës Alexiei Navalny. Sipas mediave ruse, në Moskë agjentët arrestuan zëdhënësen e disidentit, Kira Yarmish dhe Gheorghi Alburov, i cili punon për departamentin hetimor të Fondacionit Navalny Kundër Korrupsionit.

Gjithashtu, pati edhe arrestime në zona të tjera të Rusisë, ku mes të arrestuarve ishin Anastasia Panchenko, koordinatore e aktivistëve Navalny në rajonin e Krasnodarit dhe një vullnetare e kundërshtarit në Kaliningrad.

Lideri i opozitës dhe kritiku më i ashpër të Kremlinit, Alexei Navalny, është dënuar me 30 ditë burg për shkelje të dënimit me kusht, në një seancë që injoroi të gjitha thirrjet e vendeve perëndimore për ta liruar atë menjëherë.

Navalny u arrestua pasi u kthye në Moskë, pas qëndrimit për rreth 5 muaj në Gjermani për t’u kuruar nga  helmimi me agjent nervor Novichok, për të cilin ai akuzon shërbimet sekrete ruse./abcnews.al