Ministri Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias do të vijë sot në Tiranë. Bëhet me dije se Dendias do të vijë për një vizitë në Shqipëri, për të vijuar negociatat për çështjen e detit, për t’ju drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Dendias do të takohet me homologen e tij Olta Xhaçka. Pas takimeve të përbashkëta të dy delegacioneve, do të ketë një deklaratë Dendias-Xhaçka.
Më pas ministri i Jashtëm grek do të jetë në një drekë pune me Kryeministrin Edi Rama.
Ndërsa më herët u bë me dije se në Shqipëri më 22 dhjetor do të jetë edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili do të zhvilloj takim në Himarë, Dropull me minoritetin grek.