Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Çështja Beleri solli vështirësi në raportet mes dy vendeve”, Rama: Brenda vjeshtës, dakordësi e plotë me Greqinë

schedule19:14 - 22 Prill, 2026

schedule 19:14 - 22 Prill, 2026

Kryeministri Edi Rama pranoi se çështja Beleri ka krijuar tensione në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në një bisedë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i Kathimerini, ai theksoi se palët kanë vendosur të mos lejojnë që mosmarrëveshjet të dominojnë raportet dypalëshe dhe synojnë zgjidhjen e të gjitha çështjeve.

Rama u shpreh optimist se deri në vjeshtën e ardhshme mund të arrihet dakordësi e plotë, duke nënvizuar gjithashtu rëndësinë e pakicës greke në Shqipëri dhe të shqiptarëve të integruar në Greqi.



“Tashmë kemi një marrëveshje me qeverinë greke për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese. Çështja Beleri krijoi disa vështirësi në marrëdhënien tonë, nuk ka dyshim, dhe kjo ishte një pasojë e padyshimtë. Kemi qenë respektues dhe të hapur me njëri-tjetrin, e respektoj për këtë; vendosëm që mos t’i lëmë dy vendet tona të përpihen nga këto lloj zënkash, se ndodhi diçka këtu apo atje.

Duhet të zgjidhim të gjitha çështjet njëherë e mirë mes nesh; ambicia jonë është që vjeshtën e ardhshme të kemi dakordësi për të gjitha çështjet. Jemi shumë besimplotë, për ne nuk ka asnjë problem. Kemi çështjen e pazgjidhur të ligjit të luftës.

Aseti i madh për ne është pakica greke dhe aseti për ju janë qytetarët shqiptarë që janë shumë dhe janë të integruar.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!