Çështja “Babale” | Gjykata penale ngatërron adresën, dërgon shkresën në gjykatën civile

schedule14:20 - 9 Tetor, 2019

schedule 14:20 - 9 Tetor, 2019

Përfundon seanca gjyqësore për dosjen “Babale” në gjykatën penale të Tiranës.

Në një raportim për ABC News, gazetarja Glidona Daci tha se për çështjen “Babale”, ishte kërkuar nga ministria e drejtësisë me shkresë zyrtare informacion mbi “Babalen” ose Albert Veliun.  Kjo shkresë për shkak të ngatërresave procedurale nuk është sjellë në gjykatën penale të Tiranës por në gjykatën civile, gjë e cila është bërë shkak për debat midis avokatëve gjithashtu dhe gjyqtarit.

Gjyqtari Artan Gjermeni  ka kërkuar që seanca të shtyhet në një datë tjetër pasi nuk ka informacion të detajuar në lidhje me vendndodhjen e saktë të Albert Veliut.

Fredi Alizoti i cili ndodhet prapa hekurave nën akuzën e moskallëzimit të krimit ka vazhduar edhe gjatë seancës së sotme të hedhë akuza ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha.

Sipas Alizotit ka qenë Basha ai që ka ndihmuar Albert Veliun të largohej nga Shqipëria për në Belgjikë. Alizoti ka deklaruar se gjithçka është siguruar nga Basha dhe njerëzit e tij.

Më tej Alizoti deklaroi në seancë që nëse zyrtarët e Partisë Demokartike do të dorëzonin të gjithë stilolapsat me të cilat janë bërë regjistrimet është lehtësisht e faktueshme dhe e kuptueshme që audiopërgjimi i regjistruar ku pretendohet se është vëllai i ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron ose Geron Xhafaj, është bërë nga ai vete dhe Albert Veliu, pra Agron Xhafaj nuk ka patur asnjë lidhje me këtë çështje.

Në përgjim ku ai i referohet shefit të madh sipas Fredi Alizotit, i referohet kreut të opozitës Lulzim Basha. Nga burimet e ABC News bëhet me dije se është refuzuar kërkesa për azil politik i Alfred Veliut dhe është në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!