Çelet zyrtarisht sezoni turistik në Velipojë

schedule13:33 - 20 Maj, 2018

schedule 13:33 - 20 Maj, 2018

Në plazhin e Velipojës kanë mbërritur shumë pushues të huaj dhe vendas. Bashkia e Shkodrës ka bërë çeljen zyrtare të sezonit turistik.

Rruga është në ndërtim e sipër, por pjesa më e madhe e saj ka përfunduar. Lokalet janë hapur, gati  për sezonin turistik në Velipojë.

Kanë ardhur edhe turistët e parë. Moti i mirë, pastërtia e plazhit dhe e ujit është kënaqësia kryesore që u ofrohet atyre.

” Jam nga Italia nga rajoni i Toskanës, kam një javë në Velipojë dhe do rri edhe një javë tjetër. Më pëlqen shumë. Në Itali plazhet janë më të organizuara, por këtu më pëlqen shumë”.

Uji i ngrohtë dhe i pastër të cilit është vështirë t’i rezistosh shprehet kështu turistja nga Tajlanda e largët.

“Është hera e parë që vij në Shqipëri, këtu me pëlqen, uji është shumë i ngrohtë dhe rëra është e mrrekullueshme”.

Ata më të moshuarit kujdesen për nipërit dhe mbesat. Ndërsa ata më të rinjtë shijojnë lojëra të ndryshme.

Nga ana tjetër shezllonet po vendosen. Por Bashkia e Shkodrës akoma nuk ka lidhur  kontratat me bizneset përfituese.

“Bashkia e Shkodrës hap zyrtarisht sezonin, kanë filluar pushuesit e parë me bë plazh”.

Velipoja është nga zonat turistike më të frekuentuara sidomos për turizmin familjar. /abcnews.al

Gazetar i ABC News: Simon Shkreli

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!