Ishulli i Sazanit vjen dhe në gjuhën e fotografisë, nga 10 fotografë britanik dhe ballkanas.
Ata kanë sjellë bukuritë natyrore si dhe pjesën nënujore të bregdetit jugor. Qëllimi i artistëve përmes kësaj ekspozite është të tregojnë dëmet që shkakton ngrohja globale.
“Tematika e tij është Sazani, një histori alternative, që e tregon atë si një ishull ku ka mbijetuar jeta. Ndërkohë që në çdo vend tjetër ndryshimet klimaterike kanë shkaktuar një deformim të natyrës. Ishulli gjatë natës shihet që është shumë i gjallë.”
Ishulli i Sazanit vjen edhe në retrospektivën se si do të jetë pas 10 vitesh nga dëmet e shkaktuara si pasojë e ngrohjes globale.
“Një botë pas 10 viteve që po bëhet me të gjitha ato aplikimet që kemi, si do të kishim mundësi të jetojmë brenda 10 viteve. Edhe ne kujtonim që Sazani do të jenë njerëzit pas 10 viteve dhe çfarë lloj teknologjie do të përdorin.”
Ekspozita ishulli i gjembave’ do të jetë e hapur deri më 8 gusht, te galeria e bregdetit në Radhimë, Vlorë. /abcnews.al/