Çelen negociatat për kapitullin 6/ Besfor Lamallari: Shqipëria po korr frytet e reformave të bëra

schedule18:29 - 17 Dhjetor, 2024

schedule 18:29 - 17 Dhjetor, 2024

Zv.ministri i Brendshëm Besfor Lamallari në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, foli për rrugën drejt integrimit në BE dhe çeljen e negociatave për kapitullin e gjashtë.

Ai e vlerësoi si një moment shumë të rëndësishëm dhe të veçantë për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare.

Më tej Lamallari nënvizoi se e gjitha kjo arritje është si pasojë e punës së vazhdueshme duke shtuar se mbeten të vendosur për të vijuar me këtë ritëm, në mënyrë që të procedohet sa më shpejt edhe me hapjen e grup kapitujve të tjerë.

“Është një moment shumë i rëndësishëm i veçantë. Çdo konferencë ndërqeveritare është një gur kilometrik në hapat e fundit që Shqipëria po bën drejt BE. Është rezultat i një punë të mundimshme prej vitesh. Nga kjo ditë jemi shumë të vendosur për të vijuar me këtë ritëm dhe me këtë energji. Vetëm dy muaj më parë hapëm grup kapituj të rëndësishëm. Asnjë grup kapitull nuk mund të konsiderohet i lehtë. Çdo kapitull ka rëndësinë e tij, Shqipëria e ka bërë shumë të qartë politikën e saj të Jashtme, dhe ne përputhemi me BE. Kemi qenë ndër vendet që kemi sanksionuar Rusinë dhe po ashtu jemi edhe ndër vende të rëndësishme. Pozicioni i Shqipërisë u pranua për vetë masat, për të arritur në këtë ditë dhe për të hapur këtë grup kapitull shumë të rëndësishëm. Nga janari do të fillojmë me takime javore, monitorime nga Komisioni Europian dhe jam i bindur që brenda pranverës të bëjmë të pamundur që t’i japim mundësisë Shqipërisë që të procedojmë me hapjen e grup kapitujve të tjerë. Është një proces transformuar dhe në dobi të shoqërisë shqiptare për vitet që do të vijnë”, tha ndër  të tjera Lamallari.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!