Çela pranon urimin me foton e Enver Hoxhës, Balla: I morën telefonin

schedule11:23 - 29 Nëntor, 2021

schedule 11:23 - 29 Nëntor, 2021

Kreu i grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla ka reaguar pasi, një ditë më parë deputeti Bujar Çela uroi Pavarësisë me foton e diktatorit Enver Hoxha. Deputeti e dërgoi foortn në grupin e “Whatsapp” të Komisionit të Sigurisë, ndërsa ky urim, ka marrë reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët e kanë cilësuar këtë hap, si fyes dhe poshtërues.

Nga Fieri, ku ka zhvilluar homazhe për të rënët në luftë, Balla tha se ka marrë sqarim nga Çela. Sipas Ballës, dikush i ka marrë celularin deputetit. Nga ana tjetër Çela e ka pranuar urimin me foton e diktatorit, teksa ka thënë se figura e Enver Hoxhës nuk është nul.

Sakaq, Balla ka shtuar se rasti në fjalë po verifikohet dhe se do të vendoset nëse do të merret masë disiplinore ndaj tij.

“Unë kam marrë një sqarim nga deputeti në fjalë, që bëhet fjalë për përdorim të aparatit të tij celular nga persona të tjerë. Kjo do të jetë pjesë e një verifikimi në aspektin e kodit të sjelljes dhe etikës brenda grupit parlamentar dhe çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të ketë verifikime. Do i kërkoja të gjithë kolegëve të tjerë të raportojnë raste të tilla dhe natyrshëm që grupi parlamentar i PS ka të gjithë instrumentet e nevojshme për të ndërmarrë çdo lloj hapi apo mase disiplinore”, tha Balla. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!