Ceferin: Real, Juve e Barça të bëjnë UEFA-n e tyre! Super League, Liga e Tmerrshme

schedule19:15 - 11 Mars, 2022

schedule 19:15 - 11 Mars, 2022

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, i është rikthyer dy temave të rëndësishme në një intervistë për “Corriere della Sera”.

I pari i futbollit në Europë foli sërish për projektin Super League, që po mundohen ta mbajnë gjallë klubi i Juventusi, Barcelona e Real Madrid.

“Nëse gjykata europiane do të thotë se ne jemi një monopol, atëherë Juventus, Real Madrid dhe Barcelona le të ikin dhe të bëjnë UEFA-n e tyre. Super League është Liga e Tmerrshme”, tha Ceferin.

Ai foli edhe për idenë e FIFA për ta organizuar Botërorin çdo dy vite: “Ky projekt nuk është më temë diskutimi, ishin të gjithë kundër. Zhvillimi i Botërorit çdo 4 vjet është diçka shumë e mirë”. / abcnews.al