“Çdo vit shkruaj shënime”, Hamilton: Sekreti im? Dy janë faktorët e sukseseve

schedule13:58 - 25 Nëntor, 2020

schedule 13:58 - 25 Nëntor, 2020

Lewis Hamilton fitoi titullin e shtatë këtë sezon në Formula 1, duke barazuar Michael Schumacher, legjendën gjermane. Piloti britanik i Mercedes, mban edhe rekordin me garave të fituara në sportin e shpejtësisë, me 94 të tilla.

Një sukses fantastik që vjen pas një punë të madhe dhe shumë sakrificave. 35-vjeçari ka dhënë një prononcim për sajtin zyrtar të Formula 1, aty ku tregon edhe “sekretin” e tij.

Është dashur kohë, shumë kohë për t’u bërë ky që jam sot. Nuk ka qenë aspak e thjeshtë të bëhem kaq i aftë, edhe pse talenti nuk më ka munguar kurrë.

Sekreti i fitimit të 7 titujve kampionë dhe rreth 100 garave? Disiplinë e madhe dhe përpjekje e vazhdueshme dhe sistematike për t’u përmirësuar.

Çdo vit shkruaj një shënim për t’i kujtuar vetes gjërat që nuk kam arritur akoma. Pyes veten ‘si mund ta bëj këtë, si mund t’ia dal?‘. Kjo është mënyra e vetme për të arritur rezultate të larta“, deklaron Hamilton. /abcnews.al