Ç’do të ndodhë pas arrestimit të Gjuriç?

schedule21:36 - 28 Mars, 2018

schedule 21:36 - 28 Mars, 2018

Pavarësisht asaj që ndodhi në Kosovë me arrestimin e Marko Gjuriç, analistët serbë janë të mendimit se dialogu me Prishtinën është e vetmja alternativë. Por ata theksojnë se procesi i ndërmjetësuar nga Brukseli duhet të vijojë me një format të ri.

Nga pyetjet për dërgimin e ushtrisë në Kosovë e deri tek ato për zgjidhje paqësore. Ngjarjet e Kosovës kanë bërë që dialogu i Prishtinës dhe Beogradit të kërkoj një format të ri. Mesazhet nga Brukseli kanë qenë se nuk duhet përsëritur ngjarjet. Analistët serbë thonë se nuk ka qenë e rastësishme gjithçka që ka ndodhur, andaj duhet të arrihet një marrëveshje e re. Bashkimi Europian për Serbinë e konsideron Kosovën fajtore.

Jaksha Sçekiç, analist: “Ky është një konfirmim pozitash para një zgjidhjeje përfundimtare. Para një marrëveshjeje, të gjithë duan të konfirmojnë forcën e tyre në mënyrë që të japin sa më pak”.

Perëndimi problemin e Kosovës nuk mund ta zgjidhë pa Serbinë është retorika. Braktisja e bisedimeve është gjë e përsëritur, por thuhet se dialogu përkundër gjendjes së krijuar nuk ka alternativë.

Jaksha Sçekiç, analist: “Shtrohet pyetja se cila është alternativa për bisedimet e Brukselit. Kjo mund ta çojë Serbinë në vetizolim dhe për ne është e lehtë të themi nga Beogradi se nuk e japim Kosovën. Por duhet pyetur për gjithçka, edhe për fatin e serbëve në veri dhe në jug”.

Në formatin e ri të bisedimeve është përmendur si e rëndësishme përfshirja e SHBA-ve dhe e Gjermanisë. Ndërkohë, serbët në veri u mblodhën për fillimin e punës në krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Hulumtimet thonë se 81 për qind të serbëve janë kundër njohjes së Kosovës si shtet, por 43 mendojnë se ajo për Serbinë është e humbur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!